Rice dhe Phillips, sipas Sterling, ishin klas kundër Gjermanisë dhe e “hëngrën fushën”
Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian, raporton Gazeta Express.
“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”, raporton Gazeta Express.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë.
Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0, derisa Harry Kane doli në skenë duke shënuar në minutën e 86-të për 2-0.
Pas ndeshjes, Sterling ka lavdëruar dyshen e mesfushës së Anglisë, Declan Rice dhe Kalvin Phillips.
“Dy djemtë tanë në mesfushë, Rice dhe Phillips ishin klas, ata e hëngrën fushën, ishin bisha në mesfushë”, tha Sterling.