Ylli i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, është vlerësuar nga “BT Sport Industry Awards”, për qëndrimin e tij të fortë kundër racizmit në futboll.
Sulmuesit të Manchester Cityt iu dorëzua Çmimi i Integritetit dhe Ndikimit nga përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate.
Sterlingu ishte tejet i zëshëm në luftën kundër racizmit duke marrë iniciativa mbështetëse për lojtarët që u fyen në baza racore, transmeton KTV.
“Duhet të jemi shembull për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, deklaroi shkurtimisht Sterling.
Ndërsa, trajneri Southgate tha se duhet të krijojmë kulturë ku gjithsecili të tregojë më të mirën nga vetja.