Ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar sot, pas takimit të Këshillit serb të Sigurisë Kombëtare se në takim vëmendje të posaçme është dhënë situatës aktuale në Kosovë, të cilën e ka vlerësuar „gjithnjë e më të ndërlikuar“.
„Kemi biseduar për disa tema të rëndësishme, dhe e para ishte situata aktuale në Kosovë. Kemi biseduar për situatën e ndërlikuar për ne. E ndërlikuar në kuptimin politik dhe të sigurisë. Kemi biseduar se çfarë po ndërmarrin organet tona shtetërore që ta ruajnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë“, ka thënë ai, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Ai gjithashtu ka pretenduar se „Serbia nuk do të lejojë dëbimin e popullatës serbe nga Kosova dhe se do të vazhdojë së bashku me KFOR-in ta mbrojë sigurinë e popullatës serbe në Kosovë“.