Veshja është një prej mjeteve kryesore me të cilën komunikojmë me të tjerët. Nga disa mbivlerësohet, e nga të tjerë mbiverësohet, por një gjë është e saktë. Gjerat që vishen me vetëbesim janë ato që na bëjnë të dukemi më së miri.
Është pikërisht vetëbesimi ai element që e ka ngritur punën e dizajneres Lejla Feta, e cila ka kohë që sjellë koleksione të posacme për gratë me shami. Ajo ka punuar mjaft për të arritur deri në këtë pikë ku klientët e saj i besojnë asaj dukjen. Duke qenë se ka qenë e rrethuar nga një teg që nuk ka favorizuar veshjen modeste, apo kreacionet që janë “miqësore” me gratë muslimane, Lejla ka përvishur mëngët për të sjellë diçka që u munguar shumë grave muslimane.
Duke nisur nga veshjet e përditshme, për universitet dhe punë, e deri te momentet më të posaçme të jetës, Lejla Feta mbulon me copat më të përzgjedhura gratë që e përqafojnë veshjen islame.
Me më shumë se 10 vite përvojë pune në fushën e dizajnit dhe qepjes, Lejla e di se cfarë duan klientet e tyre qysh në kontaktet e para.