Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-s, ka dalë kundër Kinës të mërkurën pasi Pekini e mbështet Rusinë.
“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë, i bën jehonë propagandës ruse dhe mbështet ekonominë e Rusisë”, tha Stoltenberg në fund të një takimi të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.
Edhe një herë, Sekretari i Përgjithshëm e paralajmëroi ashpër Pekinin kundër dërgimit të municioneve në Moskë, një skenar që zyrtarët perëndimorë besojnë se do të përbënte një ndryshim të lojës në luftën e Ukrainës. Pekini i ka mohuar këto akuza që i janë bërë.
“Çdo ofrim i ndihmës vdekjeprurëse do të ishte një gabim historik me implikime të thella,” tha Stoltenberg.
Stoltenberg e përdori vazhdimisht shprehjen “pasoja të rënda” për të përshkruar hakmarrjen e mundshme që NATO mund të marrë kundër Pekinit, në rast se ndihma vdekjeprurëse dërgohet në Moskë, por refuzoi të shpjegojë se çfarë do të nënkuptojnë këto pasoja në praktikë, shkruan Euronews