NATO sot ka vendosur të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për dy vjet.
Aleatët e NATO-s sot ranë dakord të zgjerojnë mandatin e kreut të kësaj organizate deri më 30 shtator 2022, thuhet në deklaratë, ka shkruar i pari i NATO-s në Twitter përcjellë Klan Kosova.
Jens Stoltenberg, i cili ka qenë kryeministri norvegjez në dy mandate, nga 2000 në 2001 dhe nga viti 2005 deri në 2013, u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, më 1 tetor 2014.V