Stoltenberg ka folur në bazë të marrëveshjes së 11 Korrikut 2023

Prishtinë | 08 Sht 2023 | 15:31 | Nga Hisen Berisha

Dhjetë vite më parë, falë letërkëmbimit të ish Presidentit Thaçi me NATO, u qel rruga për ta shndërruar FSK me mision civil, në Forcë me mision ushtarak.

Ai letërkëmbim ishte në përputhje të plotë me obligimet që Kosova kishte marr ndaj NATO-s, bazuar në kapacitetet e veta institucionale, me shpalljen e pavarësisë dhe të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbatoj me seriozitetin më të madh.

Ai letërkëmbim, serioziteti i treguar në zbatimin e çdo marrëveshje dhe obligimi që merr Kosova si shtet, i hapi rrugë Ligjit për formim të Ushtrisë së Kosovës në Dhjetorin e vitit 2018.

Pas krejt këtyre të arriturave në rrumbullakësimin e shtetësisë së Kosovës, falë politikës së mençur të Presidentit Thaçi, e përfundoi misionin ICO (Peter Faith) 2012;
U miratua Ligji për formimin e Forcës me mision ushtarak më 2018;
Ju hoqën kompetencat ekzekutive EULEX-it etj.

Përkundër të gjitha këtyre të arriturave, qeveria Kurti bëri marrëveshje anti kushtetuese si kjo e 11 korrikut 2023.

Me këtë marrëveshje ju hoqën kompetencat kushtetuese Policisë së Kosovës dhe po i kthehen kompetencat ekzekutive EULEX-it.

Me ketë dhe faktin se atje janë tërhequr nga institucionet shtetërore përfaqësuesit e komunitetit serb në nivel lokal e qendror, kjo është tradhti institucionale shtetërore që po i bëhet Kosovës.

Prandaj kërkesa e Sekretarit të NATO që Policia e Kosovës – Njësitë për Operacione Speciale, të mos ndërmarrin veprime në Veri, pa lejen (koordinimin) me KFOR, është pasoj e marrëveshjes se Bratislavës me Serbinë, me 11 Korrik 2023.

Me ketë, forcat që dominojnë në Veri të vendit mbesin (përveç KFOR me mandat) trupat e organizatave terroriste, që i ka shpallur qeveria si, “Brigada e Veriut”, “Rojat e Urës”, “Mbrojtja Civile”, “Qendra Humanitare” alias e spiunazhit ruso-serbe, etj.

Tash po del profecia e kryetarit Kadri Veseli se Albin Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë, për faktin se në atë pjesë të shtetit, nuk mund të veprojnë as organet shtetërore politike e administrative, Forca ka kufizimet e veta nga Letërkëmbimi 2013, Policisë së Kosovës iu suprimuan kompetencat që iu bartën me pavarësinë e Kosovës, e tani atje kemi kthim në situatën e para pavarësisë nën Rezolutën 1244, pra, para kohë kur qeveria Thaçi 1, vendosi pushtetin shtetëror në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme