Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar një takim të Këshillit NATO-Rusi, për muajin e ardhshëm, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë.
Grumbullimi i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën është duke shkaktuar shqetësim në mesin e bashkësisë ndërkombëtare tashmë me javë.
Rusia në anën tjetër kërkoi nga Perëndimi “garanci të sigurisë” në të cilat do të përfshihej premtimi nga NATO-ja që Ukraina nuk do të anëtarësohej në këtë aleancë ushtarake.
NATO tashmë refuzoi një kërkesë të këtillë por, Stoltenberg theksoi gatishmërinë që të sqarojë këto kërkesa në Këshillin NATO-Rusi.