Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka njoftuar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell lidhur me situatën e krijuar.
Tutje Stoltenberg ka thënë se përshkallëzimi duhet të shmanget dhe se tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.
“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar ai.
Stoltenberg ka thënë se NATO mbetet vigjilent.
Spoke to @JosepBorrellF. We are disappointed that it was not possible to solve the licence plate dispute. Now is the time for responsibility & pragmatic solutions. Escalation must be avoided. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 21, 2022