Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar të martën aderimin më të ri në parti. Bëhet fjalë për doktorin e Stomatologjisë, Flamur Vojvoda, raporton Ekonomia Online.
Duke i uruar mirëseardhje, kreu i Nismas ka thënë Vojvoda ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë.
“Sot ne Nisma jemi të nderuar e të kënaqur e te gëzuar dhe në emër të gjithëve Nisma i dëshirojmë mirëseardhje një personaliteti, një djali që ka dhënë një kontribut të çmuar prej doktori, stomatologun e aktivistit të hershëm Flamur Vojvoda. Ka vepruar për ëndrrën për një Kosovë më të mirë. Unë besoj që është një lajm i mirë që nga sot Nisma po i bashkohet ky intelektual”, u shpreh Limaj.
Ndërsa doktori, Flamur Vojvoda u shpreh i lumtur me këtë aderim.
“Unë i bashkohem vizonit dhe ambicieve për një Kosovë më të mirë. Unë e kam parë të rrugës që t’i bashkohem kësaj familje politike dhe të punojmë sa më shumë tash e tutje për një Kosovë sa më të mirë për ne edhe për pasardhësit tanë”, u shpreh ai.
Xhevahire Ismaku, anëtare e Nismës, ka thënë se duke njohur Vojvodën, ajo është e bindur se do të përfitojë jo vetëm kjo parti politike, por edhe politika kosovare në përgjithësi.
“Ka vite që bashkëpunoj me Flamurin dhe sinqerisht jo vetëm një vlerë për Nismën, por do të jetë vlerë e shtuar intelektuale për mbarë politikbërjen e Kosovës. Pres shumë, duke njohur kapacitetet dhe motivin e pastër, por edhe përkushtimin profesional të Flamurit, do të përfitojë poltika kosovare në përgjithësi”, ka thënë Ismaku.