Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në rrjetin Facebook ka treguar se kompania i ka dhuruar 10 mijë litra alkool etilik, donacion për institucionet shëndetësore të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Stone Castle” në aksion: 10 mijë litra alkool etilik, donacion për institucionet shëndetësore të Kosovës. Do të përdoret si dezinfektues. Produkti është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht nga kompania “Trepharm”.