Goditja e Topit me kokë për moshat nën 18-vjeç duhet të ndalohet!
Benet Ormalu, një nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit ka rekomanduar kufizimin e gjuajtes së topit me kokë për lojtarët e futbollit.
Madje, ai shkon më tej ku thotë se për futbollistët nën 18 vjeç kjo gjë duhet ndaluar kategorikisht, pasi është e rrezikshme.
“S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që udhëton me shpejtësi të lartë. Duhet ti ndalojnë goditjet e topit me kokë pasi kjo është ë rrezikshme.”, u shpreh doktori.
Sipas një hetimi ish-futbollisti i Anglisë, Xhef Astle ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për 10 vjet nga traumat e trurit të shkaktuara nga goditjet e topit me kokë.
Vajza e ti ka nisur një fushatë ku kërkon që mjekët ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.