Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi” në botën e artit, së fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor i cili ishte një ‘diss’ dedikuar disa rep-artistëve të estradës shqiptare.
Për dallim nga projektet e tjera muzikore, kjo këngë e reperit e titulluar “Po foli i fundit” është e gjatë më shumë se 6 minuta, ku vetë reperi ka thënë se të gjitha fjalët në këtë këngë janë të vertëta dhe se miqtë e kanë tradhtuar vazhdimisht atë.
Ndërkohë, në tekstin e tij, Stresi i ka dedikuar disa fjalë drejt labelit Babastars teksa i ka përmendur me emra dhe kjo ka shkaktuar një reagim nga menaxheri i këtij labeli.
Dekorim Sahiti, përmes një storie në rrjetin social “Instagram” e ka ofenduar reperin ndërkohë i ka shkruar se nuk ka dhez në muzikë që 20 vite dhe se tani duke blere klikime mendon se mundet të mashtrosh njerezit.
Tutje, Stresi i ka reaguar derisa i ka shkruar fjalë fyese duke ofenduar rëndë menaxherin e BabaStars, i cili nuk i ka replikuar më.
Kujtojmë se para disa vitësh Stresi ishte bërë pjesë e labelit BabaStars, kur aso kohe ata kishin probleme me rivalin e Stresit, Noizyn.