Strakosha nuk vazhdon me Lazion

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio. Portieri shqiptar nuk do të nis bisedimet me klubin kryeqytetas për vazhdimin e kontratës.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediat italiane. Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. 25-vjeçari është shprehur i pakënaqur me situatën e tij pasi ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë.

Strakosha këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në Serie A. Portieri shqiptar ka pasur probleme edhe me lëndime të shumta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme