Ish-lojtari italian, Masimo Brambati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Nga mediat italiane pak ditë më parë u njoftua se shqiptari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje me Lacion, por Brambati thotë se kjo ka qenë një mashtrim, duke shtuar se lojtari bëri tamponin dhe ishte pozitiv.
Pas kësaj ka reaguar vëllau i portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Dhimtri Strakosha, i cili ka përgënjeshtruar Brambatin.
“Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra. Nëse nuk do të kisha respekt për moshën që ke do të hidhja personalisht në gjyq për dezinformim” – ka thënë Strakosha.
Ndryshe, lëndimi i Thomas Strakoshës është konfirmuar se nuk është serioz dhe 25 vjeçari pritet të jetë gati për Lazion, nëse vendoset për rifillimin e Serie A.