Ministria e Punëve të Brendshme, po mban punëtorinë e radhës me Grupin Punues për Hartimin e Strategjisë së re (2023-2028) dhe Planit të Veprimit kundër narkotikëve.
Gjatë kësaj punëtorie po punohet në vendosjen e aktiviteteve nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse të grupit kundër drogave për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.
Strategjia e ardhshme do të ketë objektiva dhe aktivitete qe janë në përputhje me strategjinë e BE-së, duke u bazuar në situatën aktuale që kemi në Republikën e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se kjo strategji ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për një shoqëri të shëndetshme duke parandaluar përdorimin e narkotikëve, minimizuar dëmet, si dhe pamundësuar trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve dhe substancave tjera psikoaktive në të gjithë territorin tonë.