Strategjia e ndikimit të Serbisë në zgjedhjet në SHBA

Prishtinë | 29 Tet 2024 | 14:48 | Nga Gurakuç Kuçi

Serbia po luan një lojë të dyfishtë në politikën amerikane! Fillimisht e rreshtuar me Trump-in përmes SAVA PAC, Serbia tani po zgjeron ndikimin e saj duke kërkuar aleatë edhe në kampin demokrat. Kjo strategji synon të sigurojë interesat e Serbisë, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet.

Raportet e fundit tregojnë se udhëheqësit serbë po përqendrohen gjithashtu tek kandidatja demokrate Kamala Harris, duke garantuar mbështetje nga të dyja palët. Duke përdorur rrjete të fuqishme dhe konsullatat në SHBA, ata po mobilizojnë votuesit serbë në qytetet kryesore, duke shfrytëzuar asete financiare e korporative për të forcuar këtë strategji të dyfishtë.

Kjo lojë e rrezikshme e Vuçiqit synon t’i mbajë dyert hapur me këdo që vjen në pushtet, duke siguruar një kanal të qëndrueshëm komunikimi për Serbinë, por gjithashtu edhe për Rusinë, në një stil të ngjashëm me Luftën e Ftohtë. Ky është manipulim strategjik në nivelin më të lartë, duke synuar kontroll të dyfishtë mbi të dy palët!

Të ngjashme