Edicioni i 20-të dhe njëherësh jubilar i Streetball Kosova 2019, ka përballur në finale 12 ekipe vendëse dhe të huaja, të cilat po garojnë për çmimin 3 mijë euro, si dhe plasmanin në “Lubjana Challenger 2019”, raporton EkonomiaOnline.
Ky turne po mbahet në kryeqytetin e Kosovës, konkretisht në sheshin “Zahir Pajaziti” te Platoja ngjitur me Hotelin Grand, ndërsa ka mbledhur qindra shikues të cilët po shijojnë spektaklin e krijuar nga talentë të shumë të këtij sporti.
Ndërsa, përpos këtyre ndeshjeve, do të luhen edhe dy ndeshje revyale, ajo e fëmijëve si dhe VIP-at.
Drejtori i Streetball Kosova, Agon Femiu ka thënë për EkonomiaOnline se se qëllimi kryesor i gjithë kësaj është vazhdimi i traditës.
“Kjo është dita finale, është edicioni i 20-të jubilaë i streetball-it kosovar. Këtë vit i kemi 12 ekipe. Kampioni i edicionit të kaluar nga Peja dhe sivjet 7 gara që i kemi mbajtë nëpër qytete kanë fituar vizën me ardhur sot, pra i kemi bërë komplet 8 ekipe edhe i kemi 4 ekipe të cilat i kemi ftuar prej jashtë, që janë tri kampione të edicioneve të kaluara.
Femiu tutje ka thënë se sonte do te luajnë edhe dy kundërshtarët në politikë Blerand Stavileci dhe Dardan Sejdiu.
“Përveç këtyre kemi me pas VIP lojë kemi me pas Dukagjin Lipen, i cili ka me lujtë së bashku me Dardan Sejdiun dhe Valbona Bytyqin, kemi me pas në anën tjetër Blerand Stavilecin, Damir Mullaomeroviqi, Elvira Dushku. Ajka e ajkave, janë kampionët e botës është ekipi prej Sllovenisë i cili ka ardhur këtu sonte”.
Femiu gjithashtu tha se njerëzit janë të interesuar të ndjekin këtë lojë ndërsa ka shtuar kjo lojë deri tani ka organizuar profesionalizëm.
“Qëllimi kryesor i gjithë kësaj është vazhdimi i traditës, vazhdimisht po e zhvillojmë, vazhdimisht po e përparojmë ndërsa qëllimi final është 3000 copa të buta për kampionin edhe viza me udhëtuar ne Lublanë, që është niveli i dytë më i lartë i garave FIBA 3×3 aty jonë ekipet ndër më të mirat në botë. Gjithsesi përpara ndoshta ka pas më shumë publik se njerëzit kanë qenë më të unët njerëz ka pas 6000-7000 mirëpo ajo që kemi organizuar sot tash është faktikisht profesionalizimi”. ka përfunduar Femiu.