Strehimorja për gratë në Gjilan kërkon mbështetje institucionale nga komunat

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe të Fëmijëve në Gjilan, e cila ofron strehim dhe shërbime sociale për viktimat e dhunës, ka kërkuar nga Komuna e Vitisë dhe ajo e Kamenicës që të ndajnë buxhet për financimin e shërbimeve të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoresha e qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave “Liria”, Nazife Jonuzi, deklaron se ata kanë nevojë që të përkrahen nga komunat, ngase ofrojnë shërbime edhe për banorët e këtyre komunave.

Mirëpo deklaron se nuk është duke hasur në mirëkuptim për kërkesat e tyre në drejtim të këtyre dy komunave. Thotë se edhe Qeveria e Kosovës ka kërkuar që komunat të ndajnë buxhet për strehimoret, gjë të cilën nuk e kanë bërë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme