Stresi “akuzon” estradën se nuk reaguan mbi rastin e vrasjes së gruas shtatzënë

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Rep artisti nga Shqipëria, Stresi ka shprehur revoltën e tij kundër artistëve të tjerë të estradës, për siç është shprehur ai “injorimin” e rastit tragjik të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ylli i hitit “Noise” ka thënë se nuk e ka parë asnjë reagim nga kolegët e tij rreth rastit që bëri bujë brenda dhe jashtë vendit, njofton Klankosova.tv.

“E di që ju VIP-at keni bërë shumë para, dhe tash jeni lartë qa lartë sa veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni që keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë, që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak?? Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju? A nuk ju vjen turp?”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka qenë ndër artistët e rrallë që ka reaguar menjëherë pas kumtimit të lajmit, duke thënë se “Burrat që janë burra, nuk vrasin gra”.

Të ngjashme