Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë, pajtohen me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Duket se dy reperët e njohur shqiptarë, Stresi dhe Noizy, i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre.

Të njëjtit në bazë të veprimeve të fundit kanë qetësuar ‘gjakrat’ duke rregulluar raportet me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë.

Kjo pasi në rrjete sociale dyshja përmes një ‘live’ kanë sqaruar të vërtetën, në njërën anë Stresi ka folur për Noizyn duke iu përgjigjur fansave në pyetjet e bëra, gjersa ky i fundit ka folur më në detaje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Unë nuk e njof me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë. Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, është shprehur Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) në pyetjet e fansave.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) në anën tjetër theksoi se në 12 vite kanë ndodhur shumë gjëra – megjithëse së bashku me grupin kanë vendosur t’i rregullojnë raportet me palën tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme