Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka biseduar me Stresin rreth marrëdhënies mes tyre, ndërsa e ka pyetur se “pse ai ka sjellje jo të mirë karshi saj?”.
“Pse ke kaq negativitet ndaj meje? Pse vetëm me femra kapesh?”, ka qenë më saktë pyetja e Xhulit për Stresin.
“Po sepse je njeriu më negativ këtu, unë nuk do të kapem me vetën normal që do të kapem me femra e me meshkuj. Por, ti ke probleme sepse ti e shfrytëzon femrën, sipas mendimit tim ti fshehësh mbas një femre, nuk je ajo që thua ti. Unë njoh femrat që kanë dhënë për femrën, ato janë në nivele tjera. Unë mendoj që kompania jote është fantazmë”, ka thënë Stresi në përgjigjen e saj.
Gjithsesi, Xhuli ka insistuar të ketë pranuar shumë ofendime nga Stresi. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.