Morena Taraku ditën e djeshme ka festuar 28-vjetorin e lindjes. Që në orët e para të 1 prillit, Morena nisi festën, ku pamjet e eventit i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.
Për këtë ditë të shënuar Morena mori edhe mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt e ndjekës të saj, por ai i Stresit ishte që tërhoqi vëmendjen. Ai ka publikuar foton e parë që ka bërë me këngëtaren nga dita kur ata janë njohur.
Reperi ka shkruar urimet më të mira për këngëtaren, që e cilëson si motrën e tij.
“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime gëzuar ditëlindjen! Qofsh e lumtur përgjithmonë, Zoti qoftë me ty motër”, ka shkruar Stresi në mesazhin e urimit për Morenën.