Stresi i punës ose i papunësisë njihet zyrtarisht si sindromë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Është kjo ajo që ka vendosur Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës mund të jesh prekur nga “burnout”, përballë mungesës së energjisë, izolimit të punës apo ndjesive negative në punë.

Madje OBSH jep edhe direktivat mjekësore për ta diagnostikuar.

Sindroma e burnout ka hyrë zyrtarisht në listën e International Classification of Diseases të OBSH.

Bëhet fjalë për manualin e OBSH, i cili orienton mjekët se si ta njohin dhe diagnostikojnë sëmundjen.

Lodhja në punë ndikon dukshëm në gjendjen shëndetësore dhe burnot cilësohet si një problem i lidhur me ngarkesën e punës ose papunësinë.

Kjo sëmundje është e karakterizuar nga tre simptoma thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndjesi lodhje mendore dhe fizike, rritje e distancës mendore me punën dhe ndjesitë negative si dhe reduktim i efikasitetit profesional, shkruan noa.al. Vendimi për të klasifikuar stresin e punës si sëmundje u mor në Asamblenë Botërore të OBSH, e cila u mbyll të martën në Gjenevë.

Të ngjashme