Stresi nga burgu telefonon në një shou televiziv, befason moderatorin shqiptar

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Arkimed Lushaj tash e sa kohë gjendet prapa grilave të burgut të Fushë Krujës.

Reperi që më mirë njihet si Stresi, ishte arrestuar dhe më pas burgosur për arsyen e armëmbajtjes pa leje si dhe bashkëpunimit me një grup kriminal.

Megjithatë, reperi befasoi të gjithë gjatë ditës së sotme duke telefonuar nga qelia në emisionin “Aldo Morning Show”.

Madje, videon e bisedës e publikoi në llogarinë personale në Instagram, si për të treguar se ka akses të plotë në internet falë telefonit që zotëron në qeli.

Ai tregoi se me të ndodhen 450 të burgosur të tjerë që besohet se po ndiqnin emisionin e mëngjesit në atë kohë.

Më poshtë e keni bisedën e plotë të këngëtarit me udhëheqësin e emisionit Aldon:

Stresi: Alo mirmëngjes!

Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Edhe njëherë?

Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

Stresi: (qesh) Aldo mirmëngjes!

Aldo: Ku je mor plak?

Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.

Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!

Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!

Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti? (përfundon video).

https://www.instagram.com/p/Bqzc6GNnhKI/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme