Stresi ngjall dyshime se është liruar ose arratisur nga burgu

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Ka disa javë që ndodhet prapa grilave të një burgu në Tiranë pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve.

Gjatë arrestimit, Stresit iu gjet drogë, armë zjarri dhe një sasi lëndësh narkotike dhe shoqërohej nga një vajzë 20-vjeçare.

Një gjykatë vendosi ta lërë në burg reperin, por pas publikimit të një fotografie në llogarinë personale në Instagram, ngriti dyshimet se mund të jetë liruar.

Ai shfaqet i veshur me një bluze të gjelbër në timonin e një veture, pa lënë asnjë koment krahas fotos.

Ende nuk dihet nëse ka qenë vetë artisti që e sjell këtë foto për fansa apo dikush është duke i menaxhuar llogarinë në këtë rrjet social.

Ndryshe, kishte paralajmëruar kohë më parë se do të nxirrte disa këngë të reja, por që momentin është privuar nga liria.

Theksojmë se këngëtari gjithashtu kishte planifikuar të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare.

https://www.instagram.com/p/BqZ5veYHlTS/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme