Stresi publikon versionin e tretë të “Shokun se lo”, në bashkëpunim me One T dhe Anestezioni

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti Stresi ende vazhdon të jetë aktiv në prurjen e projekteve muzikore.

Ai edhe gjatë pandemisë coronavirus, ka qenë në afërsi me fansat e tij, duke i informuar për më të rejat nga jeta personale e profesionale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Stresi ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.

“Shokun se lo”, titullohet projekti i radhës, i cili vjen si versionin i tretë, pasi edhe më parë kishte lansuar dy të tjera me po të njëjtin titull.

Kësaj radhe ai ka bashkëpunuar me rep-artistët, One T dhe Anestezion.

Për muzikën e të gjithë këtij projekti është përkujdesur Enes Qosa, ndërsa për klipin ka punuar Wiz Dako.

Rreth një muaji më parë, reperi me prejardhje nga nga Tropoja ka publikuar këngën “Kush R**** Je ti”, që përmbante tekst eksplicit. 

Të ngjashme