Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT në kuadër të lëndëve praktike kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë “Birra Peja”, në Pejë.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën mundësi të shohin procesin teknologjik të prodhimit të birrës, ku në fillim u prezantuan lëndët e para dhe pastaj secili proces i prodhimit të birrës që nga zierja, fermentimi deri tek procesi i mbushjes dhe ambalazhimit.
Përveç procesit të prodhimi studentët patën mundësi të shohin edhe analizat kimike dhe mikrobiologjike të cilave i nënshtrohen mostrat e birrës dhe lëndët e para, duke përfshirë analizat e stabiliteti të shkumës, CO2, kthjelltësinë, si dhe analiza mikrobiologjike të filtrimit me membranë.
Ndër të tjera, studentët përgjatë kësaj vizite diskutuan edhe për pikat kritike të kontrollit dhe aplikimin e ISO standardeve gjatë monitorimit dhe raportimit.