Studentët e Kolegjit “Iliria” informohen për programet e Erasmus+

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 13:16 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Iliria”, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ekonomik dhe Social, Radio+ dhe Next TV, kanë pritur në vizitë përfaqësuesit e Agjencisë Ekzekutive të Komisionit Evropian dhe Qendrës SALTO për Evropën Juglindore.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë të cilat ofrohen në kuadër të programit Erasmus + dhe SALTO për të rinjtë dhe organizatat joqeveritare nga Kosova, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu në këtë kolegj është hapur edhe Qendra e përkrahjes së të rinjve, e cila do të ofrojë mbështetje për të gjithë të rinjtë dhe OJQ-të në Kosovë për pjesëmarrje në programin Erasmus+.

Me këtë rast, do të mbahet edhe trajnimi “Si të aplikojmë në projekte Erasmus+”, ku pjesëmarrësit kanë mundësi të informohen nga afër prej përfaqësuesve të institucioneve në fjalë.

Mixhait Reci president i Kolegjit “Iliria” tha se ky është moment i veçantë për të rinjtë e Kosovës. Ai tha se ky program ka fokus punën vullnetare.

“Puna vullnetare është punë fisnike dhe i ndihmon individit. Individi ndihet më mirë dhe familja ndihet më mirë.”, ka thënë ai.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të kampanjës vullnetare për promovimin e programit Erasmus+ në Kosovë.

Programi Erasmus + është program i Bashkimit Evropian që fokusohet në mbështetjen e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit.

 

Të ngjashme