Studentët e UBT-së zhvilluan një takim konstruktiv dhe premtues me rektorin Hajrizi

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Studentë të shumtë të drejtimeve të ndryshme në UBT kanë zhvilluar një takim konstruktiv dhe premtues me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke krijuar kështu një bashkëbisedim të gjatë për shumë çështje të cilat i ndërlidhin studentët me fushat e studimit dhe për problematikat që i ngërthejnë ata rreth arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Rektori Hajrizi u shpreh i lumtur dhe entuziast për takimin me studentët, duke i falënderuar ata për gatishmërinë për të bashkëbiseduar për shumë çështje, si dhe për përkushtimin për të pasur sukses në studime dhe në karrierë.

“Shumë i lumtur që ju kam këtu, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen, uroj që ky përkushtim të vazhdojë edhe tutje për të pasur arritje sa më të mëdha. Duhet të reflektojmë për tema të cilat na ngërthejnë dhe takimet e tilla duhet t’i bëjmë më të shpeshta, për të pasur rezultate sa më të mira. Takime të cilat shpërfaqin mendime e ide kritike e intelektuale, janë të nevojshme për shoqërinë tonë, për të ditur se çfarë mund të bëjmë tutje më mirë dhe më shumë”, ka thënë rektori Hajrizi.

Duke i premtuar mbështetje të plotë në arritjen e qëllimeve të secilit prej tyre, rektori Hajrizi, konsideroi se studentët duhet të punojnë dhe të angazhohen më shumë në drejtim të suksesit dhe të ardhmes me perspektivë.

Të ngjashme