Të indinjuar nga veprimi i para dy ditëve, kur nga ambientet e sallës së Rektoratit u largua flamuri kombëtar, organizata e studentëve “Demokracia Studentore” bën thirrje për protestë me anë së cilës kërkojnë shkarkimin e rektorit Marjan Dema.
Ata përmes një komunikate shprehin indinjatën e tyre për këtë akt, i cili siç potencojnë ata është fyerje ndaj këtij tempulli të dijës dhe sakrificës së studentëve që nën këtë flamur ranë për lirinë e Kosovës.
Mexhid Ramusa nga organizata “Demokracia Studentore”, ka thënë se do të fillojnë protestat për shkarkimin e rektorit Marjan Dema dhe gjithë atyre që janë përfshirë në klane.
Largimi i flamurit kombëtar është i papranueshëm për të gjithë ata që flasin shqip, thuhet në komunikatë.
Të martën derisa pritej që të mbajë një ligjëratë nga Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?”, flamuri kombëtar është larguar nga salla.