Organizata Demokracia Studentore po kërkojnë që t’ua lejojnë mbajtjen e një ekspozite në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për t’ia rikujtuar Serbisë gjenocidin e bërë.
Ata, siç transmeton servisi publik kanë paralajmëruar se nëse nuk iu lejohet kjo ekspozitë, do të ndërmarrin hapa të tjerë dhe do ta realizojmë këtë ekspozitë.
Kjo organizatë nëpërmjet një reagimi kanë akuzuar kryeministrin Isa Mustafa se ka lejuar pelegrinët serb që të mbajnë liturgji në Kishën Ortodokse që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe e cila sipas tyre, është vendosur me dhunë nga kasapi i ballkanit ”Sllobodan Milloshoviq” pikërisht në përvjetorin e 18 të masakrave të Reçakut.