Studentët kosovarë dhe amerikanë sfidojnë ekstremizmin përmes eseve

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 13:44 | Nga

Studentët amerikan nga George Mason University, në bashkëpunim me studentët e Kolegjit Universum, realizojnë projekt për parandalimin e ekstremizmit në Kosovë.

Projekti synon të ngris vetëdijen mbi tregimet apo këndvështrimet e ndryshme mbi ekstremizmin e dhunshëm e në të njëjtën kohë promovon mundësitë për shkollim përmes ofrimit të bursave për të rinjët kosovarë

Në të shumtën e rasteve përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm marrin formën e: aksioneve ushtarake, zhvillimit dhe ndihmave ndërkombëtare si dhe fushatave në mediat sociale për t’iu kundërvënë të ashtuquajturës propagandën e spikatur të grupeve terroriste siç është ISIS. Gjatë semestrit dimëror 2016 një grup studentësh të George Mason University vendos të ndërmarrin një qasje tjetër duke u fokusuar në tregimin e storieve. Ata, në bashkëpunim me Kolegjin Universum në Kosovë, organizuan një projekt peer-to-peer në mënyrë që të tejkalohen shpjegimet e thjeshtëzuara mbi ekstremizmin e dhunshëm.

Përgjatë hulumtive grupi i studentëve gjeti shumë artikuj lajmesh mbi numrin e madhë të kosovarëve që shkonin në luftërat në Siri dhe Irak. Poashtu ekipi ka hasur në shumë shpjegime të thjeshtëzuara mbi eksremizmin e dhunshëm në Kosovë.

Në vend të një qasjeje tradicionale që bazohen në këndvështrimin i idealizuar amerikan ekipi vendosi të adoptoj një qasje lokale dhe kontaktuan partnerët potencial në Kosovë. Alejtin Berisha dhe Kushtrim Kokollari nga Kolegji Universum ishin të parët që shprehën interes rreth projektit.

Profesor Kokollari dhe stafi tjetër i Kolegjit Universum siguruan, koordinimin, promovimin dhe përmbylljen me sukses të projektit.

Projekti synonte të ngriste vetëdijen mbi tregimet apo këndvështrimet e ndryshme mbi esktremizmin e dhunshëm e në të njejtën kohë duke promovuar mundësitë për shkollim duke ofruar bursa për të rinjët kosovarë. Projekti ‘YourStoryKosovo’ bazohej në dërgimin e eseve dhe videove nga të rinjët kosovarë mbi pikëpamjet e tyre mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çka mendojnë ata mbi shpjegimet që vijnë nga jashtë. Pjesa kryesore e projektit ishte dialogu virtual që u realizua në mes studentëve të George Mason Unversity dhe Kolegjit Universum me 2 dhjetor 2016.

Në këtë ngjarje morrën pjesë përafërsisht 50 studentë dhe të rinj, të cilët diskutuan për narrativat, perspektivat, idetë e tyre dhe propozimet për përballimin e sfidës së ekstremizmit.

Studentët e George Mason University u ngazëllyen me entuziazmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të kolegëve të tyre kosovarë. Inkurajuese ishte poashtu edhe impakti i kësaj fushate. Përveç bursave që u shpërndanë, ky projet mundësoi të dëgjohej zëri i atyre që më herët nuk e kishin rastin. Tregimet dhe vështrimet e reja të të rinjëve kosovarë dëshmojnë që shpjegimet e sipërfaqësore nuk janë të duhura dhe se çështja është më komplekse sesa shpesh paraqitet nga të huajt.

Pyetësori që u plotësua nga pjesëmarrësit tregoi që kjo ngjarje pati efekt. Pesëdhjetë e dy përqind e të anketuarve deklaruan të kenë dëgjuar tregime dhe pikëpamje të reja duke marrur pjesë në këtë fushatë. Ndërsa gjatëdhjetë e dy përqind e tyre deklaruan që këto tregime dhe pikëpamje të reja i kanë kompletuar pikëpamjet e tyre që kanë pasur për këtë temë.

Të ngjashme