Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur aksion simbolik para ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e Testit PISA dhe gjendjen e arsimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ata në objektin e kësaj ministrie ata kanë vendosur diplomën e ministres, Arbërie Nagavci duke treguar pakënaqësitë e tyre për këto rezultate.
Kryetari i Organizatës, Ismet Krasniqi tha se nuk janë të befasuar për rezultatet në Testin PISA, ngase Ministria udhëhiqet nga një ministre të cilës i janë dashur jo më pak se 10 vjet që ta përfundojë masterin me një notë mesatare 6.44.
Ai tha se arsimi nuk ka qenë prioritet i asnjë Qeverie duke i bërë thirrjet Qeverisë për reformë të thellë në këtë sektorë. Krasniqi tha se reformat duhet të fillojnë nga testimi i profesorëve të cilët nuk janë pa përgjegjësi në këtë mes.
“Arsyeja ka qenë testi rezultati PISA si çdo vit tjetër edhe në këtë test jemi të zhgënjyer të befasuar nuk jemi aspak për shkak nuk kemi si të jemi të befasuar që dikasiteri i Ministrisë së Arsimit udhëhiqet nga një Ministre të cilën ju është dashur jo më pak se 10 vite ta përfundoj masterin me një notë mesatare qesharake 6.44 Kurse neni 92 pika 1 statutit të Universitetit të Prishtinës parasheh studimet master zgjasin respektivisht 1-2 vite si student i rregullte”.
“Ndonëse nuk është faji i vetëm i kësaj Ministrie për shkak se e kemi parë edhe gjatë viteve të kaluara rezultatet PISA kanë qenë në fund të tabelës. Ne mendojmë arsimi si prioritet nuk ka qenë asnjë partie fatkeqësisht nuk po vazhdon të jetë ende. Mos të harrojmë edhe grevat që çdo fillim të vitit të ri akademik ne kërcënohemi nga SBAShK-u me grevë SBAShK-u vend që të jetë krahë për krahë me Ministrinë që të sjell reforma në arsim ata rrallë herë dinë të jenë edhe pengesë dhe nuk pranojnë që të ketë reforma të thella në arsim si çdo ministri e kaluara fatkeqësisht nuk po investon në cilësinë e arsimit po në shtirjen e ndikimit”.
“Reformat sipas nesh duhet të fillojnë nga testimi i profesorëve jam i bindur se edhe profesorët arsimtarët vet e dini që kanë koleg nuk e meritojnë të jenë në ato pozita. Nuk mund të dalim me arsyetime boshe duke thënë që Shteti i Kosovës renditet e fundit në cilësinë në arsim për shkak qe kemi pasur pandemi ose arsyeje tjera për shkak se jemi të vetëdijshëm. Pandemia nuk e ka prek veç Kosovën po edhe vendet tjera qëndrojnë më mirë sesa ne”.
Grens Sakolli tha se përgjegjës për këtë rezultate janë edhe SBAShK-u e Ministria e Arsimit. Sipas tij, edhe nxënësit duhet që të marrim me seriozitet mësimin.
“Përparimi është pritur në të gjitha fushat përparimi vetëm nuk është vetëm rezultati i testit PISA problemi është që nuk po merret seriozisht asnjë vit, nuk është marrë as viteve të kaluara kur jemi dal shumë keq nuk është duke marr seriozisht as kqyë vit. Përgjegjës për këtë rezultat është SBAShK-u Ministria e Arsimit po edhe nxënësit se dhe ata duhet të marrin mësimet seriozisht po fajtori kryesor është Ministria e Arsimit”.