Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala priti në takim një grup të studenteve të Universitetit “ANHALT” i Shkencave të Aplikuara Dega Arkitekture nga Dessau i Gjermanisë të prirë nga Prof. Alfred Jacoby drejtor i këtij fakulteti si dhe Kushtrim Ismajli , asistent profesor në këtë fakultet.
Studentët ishin të vendeve të ndryshme përfshirë edhe studentë nga Kosova që studiojnë në këtë universitet.
Ministri z. Shala ju uroi mirëseardhje dhe i njoftoi me organizimin e ministrisë, planet strategjike, mbështetjen ndërkombëtare si në asistencë teknike dhe në ngritjen e kapaciteteve të MMPH-së.
Prof. Alfred Jacoby e falënderoi ministrin për mikpritjen si dhe u shpreh se e admiron punën që kanë bërë institucionet kosovare duke apostrofuar edhe të arriturat në fushën e planifikimit.
Studentët Ministrit Shala i shtruan pyetje të ndryshme në fushën e mjedisit dhe planifikimit.
Të dyja palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit në mes universitetit dhe MMPH-së