Studenti Alban Veliu, 24-vjeçar, ka vdekur sot pasdite në xhaminë e “Katër Llullave” në Prishtinë.
Dyshohet se ai ka pësuar infarkt derisa po e falte namazin e akshamit.
Alban Veliu ishte nga fshati Polac i Skenderajt dhe po studionte në Fakultetin Ekonomik.
Në disa fotografi që kanë shpërndarë të afërmit e tij, shihet se si atij iu dha ndihma e parë, por mjekët nuk mundën ta mbajnë në jetë.