Studenti serb: Nuk do të protestoja kurrë, shpresoj që gjendja të bëhet më mirë

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

18 vjeçari serb, Xhemil Karoviq, tash e disa ditë ka ecur në këmbë për të shkuar në Mitrovicë për të ndjekur mësimet.

Karoviq në një intervistë për Klan Kosova thotë se e gjithë çështja e protestave të serbëve në veri të vendit është politike dhe se shpreson që gjendja të bëhet më mirë.

“Shkoj në kolegj në Mitrovicë dhe studioj për drejtësi. Zakonisht udhëtoj me veturë ndërsa tani na bie të ecim dy deri në tri kilometra, jam në fizik të mirë e për këtë nuk është problem ecja – nuk është as kjo keq por do të preferoja të shkoja me makinë”.

“E gjitha kjo po ndodh për arsye politike. Nuk kam protestuar për asnjë ditë dhe as nuk do të protestojë”.

“E di se rruga do të lirohet sot pasi në të gjitha televizionet e Serbisë është bërë e ditur kjo, shpresoj që situata të bëhet më e mirë”, tha Karoviq.

https://www.youtube.com/watch?v=RSjzY2xuq9U

Të ngjashme