Studimi: Njerëzimi ka shanse të zhduket vitin tjetër

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit kanë një rrezik më të lartë të zhdukjes gjatë vitit të ardhshëm sesa një individ që sulmohet nga një peshkaqen ose goditet nga rrufeja, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit konkluduan se probabiliteti i njerëzimit që të vdesin nga shkaqe natyrore në çdo vit të caktuar është një në 14,000, transmeton lajmi.net.

Ekipi gjithashtu ka vërejtur që rreziku rritet kur kërcënimet e bëra nga njeriu i shtohen llogaritjes – kjo përfshin armët bërthamore ose ndryshimet klimatike.

Studimi i fundit për zhdukjen njerëzore u krye nga studiues të Universitetit të Oksfordit, i cili përcaktoi mundësinë e përgjithshme të zhdukjes njerëzore nga shkaqe natyrore, përfshirë rënien e asteroidëve dhe shpërthimeve vullkanike.

Ekipi vëzhgoi jetesën e 200,000 viteve të njerëzve në Tokë për të përcaktuar probabilitetin e zhdukjes nga planeti.

Kjo llogaritje do të thotë që njerëzit kanë një shans më të madh për t’u zhdukur sesa një individ i goditur nga rrufeja (1 në 700,000), i sulmuar nga një peshkaqen (1 në 650,000). 

Të ngjashme