Shumë mendojnë se femrat e Mesdheut mund të jenë më të bukurat e botës. Por ja në fakt që nuk qenka kështu.
Sepse sipas një listimi të bukurisë femërore, kryer nga “Digest Travel”, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit.
Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.
Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.
Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bionde.
Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP.
Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla.
Vendi i pestë? Varna, qyteti i Bullgarisë, ku femrat janë shpesh brune, por me sy ekspresivë.