Për disa njerëz, dietat strikte janë mënyra më e mirë për të arritur deri tek humbja e peshës. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim. Hulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.
Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavinë kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak.