Aeroplani i Ryanair e ka pasur të pamundur të aterronte në aeroportin e Dublinit, si pasojë e Stuhisë Ali që e ka përfshirë Irlandën.
Për shkak të erërave deri me 160 kilometra në orë, piloti që po vinte prej Brukselit, u desh të ndryshonte kursin dhe të vazhdonte fluturimin, transmeton Telegrafi.
Vështirësi kanë pasur edhe pasagjerët, që kaluan nëpër shumë turbulenca, duke mbetur të turbulluar dhe me dhimbje të mëdha koke.
Pasi u soll disa herë në qiell, si ‘anija në mes të detit të trazuar’, aeroplani e shfrytëzoi mundësinë më të mirë që të kryente uljen e suksesshme.
https://www.youtube.com/watch?v=cLngOo5BXyk