Stuhi e përmbytje në Itali e Kroaci

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Këtë të dielë Italia dhe Kroacia janë përfshirë nga kushte të vështira atmosferike.

Dy vendet janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta.

Sipas mediave italiane, një ekip i zjarrfikëses prej 411 personash, janë vënë në dispozicion në Belluno, Vicenza, Treviso dhe Venecia.

Era e fortë ka goditur zonën e Spilit në Kroaci. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Ndërkohë, pritet  që gjatë mbrëmjes të ketë reshje të shumta që do të ngrejë edhe nivelin e detit.


Të ngjashme