Një stuhi e fuqishme goditi ishullin grek të Paros, duke shkaktuar përmbytje të mëdha me rrugët që u kthyen në lumenj.
Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në ishujt Parikia dhe Naousa, ku përmbytjet u përhapën nëpër qytet, duke marrë përpara makinat e parkuara dhe mbeturina përtej ndërtesave.
Autoritetet vendosën një ndalim emergjent të qarkullimit.
Gjithashtu, autoritetet urdhëruan shkollat në Paros, Kos, Rodos dhe Mikonos të qëndrojnë të mbyllura. Shërbimi kombëtar i motit ka deklaruar se moti i keq me reshje dhe erëra të forta deri në 74 kilometra në orë do të vazhdojë edhe të paktën 48 orë.