Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë.

Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.

Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu.

Të ngjashme