“Stupcat Group” dhe kompania “Gjirafa Video” kanë arritur marrëveshjeje bashkëpunimi. Nga sot “Stupcat” do të kenë kanalin e tyre në Gjirafa.
Humoristët e “Stupcave Group” kanë theksuar për shkak të përvojave të këqija që “Stupcat” kanë pasur me kanalin “Youtube” dhe kanë vendosur të largohen nga kjo platformë, raporton Ekonomia Online.
Mensur Safqiu, nga “Stupcat Group”, tha se për shkak të përvojave jo të mira që kanë pasur e kanë parë si të arsyeshme që të futen në Gjirafa.
“Ne e pamë shumë të arsyeshme që të futemi dhe të jetojmë nën kulmin ku i përkasim, në shtëpinë tonë. Veç kësaj qëllimi kryesor ka qenë është që ne me audiencën tonë, me punë tonë dhe në bashkëpunim me gjirafën për ti ndihmuar zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Ky bashkëpunim mund ti sensibilizoj shumë biznese, mundet me i vetëdijesua, me i profilizua dhe ne këtu e gjejmë veten si në shtëpinë tonë” theksoi Safqiu.
Ndërsa, Vedat Bajrami nga “Stupcat Group”, tha se përmes këtij bashkëpunimi edhe diaspora do të ketë mundësinë të kanalizohet dhe të ardhurat të vijnë në vendin tonë jo të shpërndahen jashtë.
“Neve aspak më nuk na pengon “Youtube” sepse ne e kemi “Gjirafën” dhe të gjithë diaspora do të ketë mundësi të kanalizohet në Kosovë pra në Prishtinë dhe të gjitha të ardhurat ose ekonomia jonë ka me u zhvillu edhe përmes saj” tha ai.
Drejtori i “Gjirafas”, Mërgim Cahani, këtë bashkëpunim me “Stupcat” e quan një hap të vogël, ngase vizioni i tyre është i madh.
“Ne gjithmonë kur i shikojmë problemet tona që i kemi në vendin tonë zakonisht na shkojnë ndër mend vizat apo diçka tjetër, por problemi më i madh është jo inkuadrimi jonë në ekonominë globale që është një problem më i madh, buxheti p.sh i ” NETFLIX” çka do të thotë për tregun tonë, asgjë fare, nëse ne nuk fillojmë bashkë ti bashkojmë forcat tona të industrisë të teknologjisë, industrisë së filmit dhe produksionit askush tjetër nuk e fillon për neve. Unë i quaj këto dy industri, industri krijuese dhe besoj që kemi potencial për të ecur përpara, kjo medoemos si vizion do të ndikoj në afat të gjatë në zhvillimin e ekonomisë tonë në Kosovë, por gjithashtu në afatshkurtër në hapjen e shumë vendeve të punës” deklaroi ai.
Përfaqësues të Gjirafës thonë se bashkëpunime e tyre nuk përfundojnë këtu, ata kanë deklaruar se shumë shpejt do të vijnë me projekte të tjera.