Sulmuesi anglez gati për aventurën e re Daniel Sturridge do të bëhet me ekip të ri. Sulmuesi anglez karrierën si futbollist do ta vazhdojë në SHBA. Sipas mediave angleze 31-vjeçari ka vendosur të shqyrtoj ofertat nga kampionati amerikan. Sturridge është pa ekip pasi me marrëveshje ka shkëputur kontratën me klubin turk Trabzanspor.
Për sulmuesin anglez interesim ka pasur edhe nga disa skuadra nga Arabia Saudite dhe Egjipti.