Sulmuesi anglez Daniel Sturridge ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Trabzonspor me pajtim të dyanshëm, vetëm tetë muaj pasi firmosi kontratë trevjeçare, raportojnë mediumet turke.
Sturridge iu bashkua Trabzonsporit si lojtar i lirë në verë, pasi i mbaroi kontrata me Liverpoolin. Mirëpo, është marrë vendim për ndërprerje të bashkëpunimit, ndonëse Sturridge luajti në ndeshjen e fundit.
Ai luajti 55 minuta kundër Beshiktashit ndonëse nuk shënoi gol. Sturridge ka realizuar katër gola në 13 ndeshje për Trabzonsporin këtë stinor. Sulmuesi anglez me gjasë duhet të pres deri në verë për të firmosur për një klub tjetër.