Sturridge transferohet në Turqi, nënshkruan për 3 sezone

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Europës me Liverpoolin, Daniel Sturridge do të vazhdojë karrierën në kampionatin turk, ku ka nënshkruar me skuadrën e Trabzonsporit.

Sulmuesi 29-vjeçar anglez ishte një futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me “The reds” në verën e këtij viti dhe vendosi t’u bashkohet turqve.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi turk, që në një komunikatë njoftoi se Sturridge ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Trabzonsporin./supersport.al/

Të ngjashme