Luis Suarez është marrë vesh me ekipin brazilian, Gremio që ta prish kontratën e tij dhe të largohet në dhjetorin e këtij viti.
Kontrata në fakt skadonte në dhjetorin e vitit 2024, por me marrëveshje të dyanshme kjo u përshpejtua për një vit.
Inter Miami mbetet i interesuar për të nënshkruar me Luis Suarez në vitin 2024 si lojtar i lirë.
Aty, sulmuesi uruguaian mund të ribashkohej me Messin, Busquetsin e Jordi Alban.