Suarez nuk është i sigurt për transferin në Juventus

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Gazeta spanjolle Sport ka shkruar që Luis Suarez ende nuk ka vendosur që ti bashkohet Juventusit, derisa ai vazhdon t’i dërgojë mesazhe Barcelonës

Shumica e mediave në Itali dhe Spanjë gjatë këtyre ditëve kanë shkruar se “El Pistolero” ka kryer punë me skuadrën nga Torino sapo të lirohet nga kontrata me Blaugrana.

Është thënë se Juventus do të paguajë një shumë minimale, 1.5 milion euro deri në 3 milionë për bonuse, kurse trajneri i ri, Ronald Koelman tash thuhet se i ka thënë Suarezit që nuk është në planet e tij.

Megjithatë, në mbrëmje janë shfaqur disa dilema që lojtari mund të largohet.

Sport shkruan se negociatat kanë stagnuar për momentin, pasi që ky do të jetë transferi i fundit për 33 vjeçarin dhe ai po shqyrton disa mundësi.

Calciomercato.com ka shkruar se lëvizja është e pamundur nëse ai nuk merr pasaportë italiane, pasi që të gjithë lojtarët në skuadër që nuk janë nga BE duhet të arrin në skuadër përmes USA international Ëeston McKennie.

Në të njëjtën kohë, Suarez ka postuar veten në Instagram të tij i buzëqeshur derisa është stërvitur me Barcelonën me mesazhin: “Deri ka ‘Fake Neës’, unë qesh’”.

Suarez nuk  ishte zgjidhja e parë për trajnerin e ri të Juventusit, Andrea Pirlo, i cili e ka bërë të qartë nga fillimi se ai preferon më shumë Edin Dzekon e Romës.

Kjo është e vështirë të ndodh, kjo sepse Roma po vuan për të gjetur zëvendësuar për të dhe po ashtu nuk dëshiron që ta shet kapitenin e tyre.

Të ngjashme